Sulmohet fizikisht gjyqtari Kridens Meta

Gjyqtari i njohur i futbollit Kridens Meta është sulmuar dje pasdite nga një grup personash të paidentifikuar gjatë kohës që stërvitej në kompleksin “Dinamo”. Gjatë stërvitjes atë e kanë ndalur një grup personash për shkaqe ende të paditura, duke e goditur me sende të forta. Agresorët më pas janë larguar me vrap nga vendi i

Gjyqtari i njohur i futbollit Kridens Meta është sulmuar dje pasdite nga një grup personash të paidentifikuar gjatë kohës që stërvitej në kompleksin “Dinamo”.

Gjatë stërvitjes atë e kanë ndalur një grup personash për shkaqe ende të paditura, duke e goditur me sende të forta.

Agresorët më pas janë larguar me vrap nga vendi i krimit. Persona të rastit dhe të njohur e kanë ndihmuar gjyqtarin Meta për ta dërguar në Spitalin Ushtarak të Tiranës për t’u mjekuar nga plagët e rënda të marra dhe frakturat e pësuara, por për fat jashtë rrezikut për jetën.

Gjyqtari Kridens Meta i është drejtuar Komisariatit Nr.2 të Tiranës për denoncuar agresorët, që ushtruan dhunën barabare ndaj tij.

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar