Sulmohet ambasada kineze në Damask, një viktimë dhe një i plagosur

Sulmohet ambasada kineze në Damask, një viktimë dhe një i plagosur

Një shtetas sirian ka humbur jetën si pasojë e një predhe të rënë në ambasadën kineze në Siri. Sipas mediave kineze bëhet e ditur se selia diplomatike e Pekinit në Damask ka qenë në shënjestër të një predhe të hedhur nga grupet opozitare. Si pasojë e predhës, janë dëmtuar disa ambiente të brendshme të godinës,

Një shtetas sirian ka humbur jetën si pasojë e një predhe të rënë në ambasadën kineze në Siri. Sipas mediave kineze bëhet e ditur se selia diplomatike e Pekinit në Damask ka qenë në shënjestër të një predhe të hedhur nga grupet opozitare. Si pasojë e predhës, janë dëmtuar disa ambiente të brendshme të godinës, ndërkohë që është lënduar lehtë edhe një nëpunës sirian. Sipas agjecise kineze të lajmeve Xinhua, i lënduari është dërguar menjëherë në spital dhe aktualisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Ndërkohë sipas të njëtave burime, dyshohet se predha është lëshuar nga rrethinat jugore të Damaskut. Nga ana tjetër, zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Kinës Hong Lei ka kërkuar që për zgjidhjen e problemit të ndiqen rrugë diplomatike.

/Objektiv.al/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar