Sulm terrorist në Turqi, autorët 3 shqiptarë

0

Një sulm terrorist ka tronditur Turqinë. Një makinë, ne te cilen ndodheshin 3 terroristë ka sulmuar forcat e sigurisë turke në vendin e quajtur Nigde Ulukisla. Një oficer dhe një polic humbën jetën, ndërsa 5 ushtarë mbeten të plagosur.

Sipas xhandarmërisë dhe policisë së Nigde-s, dje në ora 11.00 është ndaluar një makinë e dyshimtë në pikën e kontrollit në Hatay. Gjatë kësaj kohe një person nga makina ka sulmuar me automatik kallashnikov dhe granata dore forcat e sigurisë ku kanë mbetur të vrarë 2 vetë dhe janë plagosur 5 të tjerë. Mes viktimave është edhe shoferi i një kamioni.

Të tre terroristët që kanë kryer sulmin kanë qenë shqiptarë, është shprehur ministri i punëve të brendshme Efkan Ala. 18 vjeçarët E.S dhe E.A nga Shqipëria dhe Ç.R nga Kosova dhe sipas asaj qe meson Portali Albeu dyshohet se të tre kanë qënë pjesë e celulës terroriste të lidhur me Al Kaeda-n, ISID.

Sipas burimeve të Portalit Albeu që të tre shqiptarët ishin duke folur arabisht gjatë sulmit.

Personat e dyshuar mundën të largohen nga vendngjarja, ndërsa në aksin rrugor Mersin-Ankara ka ndodhur edhe një përplasje e armatosur me forcat e sigurisë ku ka mbetur i plagosur në krah edhe një udhëtar i rastësishëm.

Sipas Portalit Albeu, policia ka sekuestruar si prova materiale disa municione ushtarake si armë kallashnikov, granata dore dhe disa armë të tjera, ndërsa po kërkohet sërish, edhe me ndihmën e helikopterëve, për një tjetër person të dyshuar qe ka lidhje me ngjarjen.

/albeu/

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here