Së paku dy bomba kanë goditur zonën ku gjendet ekipi i inspektorëve të Kombeve të Bashkuara, i cili po qëndron në Siri për të hetuar dyshimet e përdorimit të armëve kimike. Banorët i kanë thënë Reuters se një nga bombat ka rënë në afërsi të hotelit “Four Seasons”, ku po qëndron ekipi i ekspertëve të
Së paku dy bomba kanë goditur zonën ku gjendet ekipi i inspektorëve të Kombeve të Bashkuara, i cili po qëndron në Siri për të hetuar dyshimet e përdorimit të armëve kimike.
Banorët i kanë thënë Reuters se një nga bombat ka rënë në afërsi të hotelit “Four Seasons”, ku po qëndron ekipi i ekspertëve të OKB-së.
Mediat shtetërore të Sirisë kanë thënë se bombat janë hedhur nga “terroristët”, termi që regjimi aktual sirian po e përdor për forcat opozitare që po e luftojnë Bashar al Assadin.
Agjencia shtetërore, SANA ka thënë se tre persona janë lënduar në këtë sulm.
Inspektorët e OKB-së janë larguar nga hoteli ditën e sotme për të vizituar një zonë të periferi të Damaskut, ku dyshohet se është sulmuar me armë kimike.
/Jola Llozhi/
Lini Komentin tuaj
Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *