Sulm barbar në Londër

Sulm barbar në Londër

Dy persona të armatosur me thika iu vërsulën barbarisht një të riu duke e goditur atë dhjetra herë në trup, ndërsa në fund i kanë prerë edhe kokën, deklarojnë dëshmitarë nga vendi i ngjarjes. Ngjarja që tronditi kalimtarët dhe të gjithë opinionin publik britanik, ndodhi rreth orës 14:00 me orën lokale. Policia mbërriti në vendngjarje

Dy persona të armatosur me thika iu vërsulën barbarisht një të riu duke e goditur atë dhjetra herë në trup, ndërsa në fund i kanë prerë edhe kokën, deklarojnë dëshmitarë nga vendi i ngjarjes. Ngjarja që tronditi kalimtarët dhe të gjithë opinionin publik britanik, ndodhi rreth orës 14:00 me orën lokale.

Policia mbërriti në vendngjarje dhe qëlloi me armë drejt dy autorëve të cilët mbetën të plagosur. Kalimtarët thanë se autorët nuk u përpoqën të arratisen pas aktit barbar. Një dëshmitar tha për Associated Press se dy personat, pasi kanë masakruar viktimën e tyre, qëndruan të përgjakur në vend duke u kërkuar kalimtarëve që t’u bënin foto dhe filmime. Aktualisht dy personat ende të paidentifikuar ndodhen në spital, njëri prej tyre në gjendje të rëndë.

Ministrja e Brendshme, Tereza May thërriti në një mbledhje urgjente Komitetin e Sigurisë për të diskutuar për rastin në fjalë. BBC thotë se Komiteti do të njihet me raportimin e plotë për të vlerësuar dhe kategorizuar sulmin si terrorist apo si një ngjarje horror me motive të tjera.

 

/Enerida Malo/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar