Sukth, plumba makinës së përgjegjësit të Ujësjellësit

0

Një breshëri plumbash qëlloi automjetin e përgjegjësit të Ujësjellësit në Sukth B.Gj., por pa e dëmtuar këtë të fundit. Ngjarja ndodhi gjatë mesnatës, ndërsa policia hedh dyshime për kërcënim për shkak të detyrës.

Nga hetimet e deritanishme bëhet e ditur se sulmi ndodhi në afërsi të banesës së shtetasit B.Gj., teksa ky po parkonte makinën e tij tip “Land Rover”.

Ndërkohë po vazhdojnë kërkimet për gjetjen e autorëve të ngjarjes.

/Romina Qama/

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here