Sukses??? Pse jo!

1

Akoma nuk e kam kuptuar se pse të gjithë njerëzit kohët e fundit po shkruajnë mbi suksesin. Madje dhe ata që kanë dhe thjesht një blog të tyrin e ndiejnë veten shumë kopetentë për të ndarë  “suksesin personal” me të tjerët. Epo ndoshta dhe kjo mund të ketë ndonjë anë pozitive në vetvete. Ajo që deri diku është ironike bazohet në faktin që të gjithë shkrimet e më sipërme kanë një strukturë tipike të formës: ‘12 fazat për të arritur sukses’ apo ‘101 mënyrat për tu bërë i suksesshëm’ madje mund të lexosh ndonjë çudi të natyrës‘suksesi për ju, rri në shtëpi dhe bëj para’ ndoshta dhe ‘citimet e njerëzve të famshëm mbi suksesin’ por unë nuk do të flas mbi asnjërën nga këto mënyra.

  Kush jeni ju?

Kjo është baza për nisjen e gjithçkaje. Ndoshta do të ngjajë pak e çuditshme kjo që po them, por shumica prej nesh nuk e njohin vetveten. Jo domosdoshmërisht kjo duhet parë në aspektin negativ. Ne gjithmonë na surprizon vetja jonë. Mësojmë që jo vetëm mund t’i thyejmë limitet tona si  dhe të shkojmë gjithmonë e më tej, prandaj hapi i parë që duhet të bëjmë në nisjen e diçkaje është të kuptojmë kush jemi, nga vijmë dhe ku duam të shkojmë.

Ç’ quani ju sukses?

Mund ajo që për ju përbën sukses për dikë tjetër të jetë më se e zakonshme, apo ajo që dikujt tjetër i duket arritje për ju të jetë diçka jo e një rëndësie të lartë. Dhe vetë fjalori shqip fjalën sukses e definon si “kryerja e një pune të plotë dhe me rezultate pozitive”, pra suksesi mund të jetë i çdo forme. Disa e quajnë sukses të kalojnë vitin, të tjerë të ngrihen në detyrë, të tjerë të gjejnë  bashkëshort /e, pra çdokush ka një perceptim individual mbi suksesin.business meeting

Ndoshta mund t’i dini tërë këto, por përsëri e keni të paqartë se si mund të arrini atje. Është bukur kur të gjithë gjërat shkojnë mirë në jetë, po atëherë kur gjërat kanë ngecur në vend ose më keq nëse ju po bëni hapa prapa. Ky është një moment jo i përshtatshëm për njerëzit. Veçanërisht kur të gjithë ju thonë: “po gjeje një zgjidhje, e martë e mira” . Të gjithë thonë kështu dhe shumë pak zgjedhin t’ju ndihmojnë. Përsëri mbeteni me pikëpyetjet tuaja…

Kuadrati katërsh…

Me pak fjalë po u shpjegoj se si funksionon. Ka të bëj me përparësitë: Vendosni gjërat sipas përparësive.Njerëzit kalojnë një pjesë relativisht të gjatë të jetës  së tyre duke ndarë gjërat sipas rëndësisë. Njerëzit e kategorisë Q1 respektivisht ngjyra e bardhë janë në gjendjen “e rëndësishme dhe urgjente” ,  Q2 ˗ e rëndësishme, por jo urgjente respektivisht ngjyra e kuqe; Q3˗ jo e rëndësishme, por urgjente e dhe Q4˗jo e rëndësishme dhe jo urgjente. Ky klasifikim u bë nga autori i librit “The Seven Habits of Highly Effective People”. Në cilën kategori bëni pjesë ju? Do të ishte shumë dëshpëruese në Q4, pasi do të kishit shumë humbje kohe, por dhe në Q1 nuk do të ishte pozitive pasi do të ishit tërë kohën në tension.

Puno…

pune

Askujt nuk ju servir asgjë në pjatë të argjend, prandaj dhe ju mos besoni ndonjë teori iluzioniste se do t’ju vijë ndonjë përfitim nga të ndenjurit kot. Nëse ke një ide, nis të punosh. Mos u ndjeni të lodhur nga puna dhe nëse ndiheni të pamotivuar mjaftueshëm, mund të përdorni dështimin si frymëzues. E çuditshme apo jo? Mendojeni kështu si do të jetë nëse dështoj? Ose përdorni klishenë  dhe vetëmashtrimin “dhe pesë minuta” dhe kështu mund të shtyni kufijtë e produktivitetit.

Dëshiro më tepër…

i want more

Nuk ka limite. Mos e lejoni veten të kënaqeni me pak kur e dini qe mundeni te keni më tepër. Kërkoni gjithmonë nga vetja juaj. Njeriu është gjithmonë drejt perfeksionit, por asnjëherë perfekt. Nëse mundeni kërko gjithmonë të thyesh limitet tua, nëse nuk mundesh kënaqu me atë që mund të arrish.

 Bëj atë që di të bësh më mirë

happy woman

Çdokush  ka diçka që di ta bëj mjaft mirë, që i pëlqen dhe që e bën të ndihet vetvetja. Nuk ka rëndësi sa të vogla janë këto gjëra, nuk ka rëndësi sa të pavlera ju duken të tjerëve, ju përsëri vazhdoni t’i bëni. Nuk ka rëndësi sa herë provoni apo se sa herë do t’ju përplasin derën në fytyrë apo dhe më keq s’do ju pranojnë brenda, ju përsëri provoni. Nuk ka rëndësi kush jeni apo kush janë prindërit tuaj si dhe nga vini, ajo që ka rëndësi është ç’dini ju të bëni. Jeni poet, piktor, artist,diplomat, kitarist, gazetar? Eh, ç’rëndësi ka kjo. Rëndësi ka që ju jeni dikush, që ju doni të arrini diçka, që ju do të shkoni diku. Si do të shkoni, pse, ku apo pyetje të tjera i dini vetëm ju. Nëse ke një destinacion se ku do të arrish, shko atje dhe tregoji botës që ti mundesh ,që ti po ja del, që po ndjek ëndrrën tënde qoftë kjo e vogël aq sa një majë gjilpëre apo e madhe sa i tërë universi…

/Rovena Xhili/

1 Koment

  1. Eshte shume domethenese dhe aktuale tema qe trajtoni. Sot ne Shqiperi per fat te keq kemi dy lloj kategorish: Njera qe nuk ben asnje perpjekje dhe vetem fajeson te tjeret edhe kur I pikon catia e shtepise. Dhe kategoria e dyte jane te ashtequajturit protagonist ne gjithcka, te cilet duke u perpjekur te bejne kete lloj protagonizmi ne fusha ku nuk jane aspak kompetente u del boja. Keshilla qe njerezit te bejne ate qe dijne vertete ta bejne mire eshte gjeja me e mire qe mund t’i sugjerosh nje miku/mikeje apo kolegu.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here