Suarez: Ëndërr të luaj me Realin

Suarez: Ëndërr të luaj me Realin

Sulmuesi i Liverpulit, Luis Suarez, shpreh hapur dëshirën e tij për të luajtur me spanjollët e Realit të Madridit. Uruguaiani shpreh dëshirën e tij për t’i dhënë fund aventurës në “Anfield Road”, duke lëshuar sinjale ne drejtim të madrilenëve. Ai e konsideron shoqërinë “Los Blancos” si një ëndërr për karrierën e tij, por shton se

Sulmuesi i Liverpulit, Luis Suarez, shpreh hapur dëshirën e tij për të luajtur me spanjollët e Realit të Madridit.

Uruguaiani shpreh dëshirën e tij për t’i dhënë fund aventurës në “Anfield Road”, duke lëshuar sinjale ne drejtim të madrilenëve. Ai e konsideron shoqërinë “Los Blancos” si një ëndërr për karrierën e tij, por shton se të gjithë zërat që qarkullojnë në media janë trillime.

“Nuk e di nëse do të vesh fanellën e bardhë, por çdo lojtar do të dëshironte të luante për Realin e Madridit, pasi aty mund të japë maksimumin. Sa për zërat e merkatos mund t’ju konfirmoj se nuk kam marrë asnjë ofertë zyrtare”, ka thënë Luis Suarez për mediat angleze.

/Klajdi Lleshi/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar