Studentja Xhulia Kurti renditet e dyta në konkursin botëror të shpikjeve të reja kompjuterike për vitin 2021, ajo gjithashtu merr nje dhurate nga Bill Gates për arritjen

0

Xhulia Kurti studente e vitit të tretë për Shkenca Kompjuterike në Universitetin e Durrësit ka arritur të dalë e dyta në konkursin botëror të shpikjeve kompjuterike për vitin 2021.

Në një kohë të tillë ku teknologjia është zhvilluar kaq shumë, të mbetesh pa WiFi është një vështirësi e madhe. Xhulia ka vendosur ti japë zgjidhje kësaj cështjeje duke krijuar kështu një aplikacion nga ku mund të dërgohen të dhëna edhe pa WiFi.

Pikërisht kjo ide bëri që studentja nga shqipëria të dilte e dyta në rang botëror. Ajo tregon se po bën të pamundurën që ky aplikacion të konkretizohet sa më shpejt.

“Unë personalisht kam një takim me sponsor në Gjermani dhe më pas do mundohem që të mbledh fonde.”– ka thënë Xhulia për Ora Neës.

Përpos cmimit Xhulia mori një dhuratë nga Bill Gates. Ai i dhuroi studentes në shënjë vlerësimi  librin e tij i cili nuk ka dalë ende në treg.

“Di të them që është një libër interesant dhe ja vlen që të blihet. Është goxha interesant sepse tregon historitë për shkatërrimin e piraterive dhe histori të shkencëtarëve të tjerë”- u shpreh ajo për librin.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here