Studentët shqiptarë, syzet optike mënyra perfekte për kopjim

Studentët shqiptarë, syzet optike mënyra perfekte për kopjim

Studentët s’ndalen duke bërë çmos që të gjejnë metoda të reja kopjimi ,ndërsa  pedagogët janë të papërgatitur ndaj këtyre mjeteve. Syzet optike janë zgjidhja e fundit që kanë gjetur studentët për të kaluar në provime. Ajo ç’ka tingëllon absurde është më se e vërtetë mes studentëve në Shqipëri mjeti i ri për të kopjuar në

Studentët s’ndalen duke bërë çmos që të gjejnë metoda të reja kopjimi ,ndërsa  pedagogët janë të papërgatitur ndaj këtyre mjeteve.

Syzet optike janë zgjidhja e fundit që kanë gjetur studentët për të kaluar në provime. Ajo ç’ka tingëllon absurde është më se e vërtetë mes studentëve në Shqipëri mjeti i ri për të kopjuar në provim, i cili zëvendësoi tanimë të gjitha kopjet e njohura nga mënyra teknologjike dhe saktësia e interpretimit të kordave të zërit.

Në tregun shqiptar po qarkullojnë lirshëm syze optike me xham pa numër, të cilat në bishtin e tyre, pa u kutuar, kanë të modifikuar mikrofonin, me të cilin t’i mund t’i komunikosh pyetjen një tjetri që do të të ndihmojë. Mënyra e dëgjimit është shumë më e specifikuar sesa kufjet me bluetooth (blututh) që hidhen në vesh, të cilat kërkojnë shumë kohë për t’u montuar dhe hapin probleme, deri në operimin e studentit nga veshi.

Dëgjimi do të bëhet nga dy minikufje në formën e zarit dhe në ngjyrën e mishit. Ato nuk do të futen thellë në vesh, por thjesht do të lihen brenda tij, pasi qëndrojnë vet. Ato nuk janë fare të dukshme dhe janë shumë cilësore në dëgjimin, duke mos e përhapur zërin jashtë lobit të veshit, ç’ka u jep mundësinë studentëve të mos pikasen nga pedagogu që bën kontroll nëpër sallë dhe dëgjon zhurma pëshpëritjesh, ndërkohë që nuk të shesh duke folur.

Veçantia e syzeve optike është se nuk kanë nevojë për fije lidhëse me telefonin, ndërkohë mund të ndezësh thjesht bluetooth (blututhin) dhe valët kalojnë vet. Por triumfi i këtij mjeti të ri është se nuk interferon në sallë dhe nuk pikaset nga asnjë lloj zhurmuesi.

Kështu, studentët kanë preferuar të blejnë këto syze optike, edhe kundrejt çmimit 300 euro, të sjella nga jashtë shtetit për të kaluar provimet e tyre, për të kaluar provimin e diplomës dhe për të bërë prezantimin e temës së diplomës, në rastin e paraqitjes me temë. Këto janë mundësitë që gjejnë studentët shqiptarë, duke gjetur të papërgatitur pedagogët dhe institucionet arsimore dhe njëkohësisht duke marrë më shumë nga ç’meritojnë në rezultat.

Është mjeti më i ri i nxjerr në tregun shqiptar për të kopjuar pa u kuptuar. Studenti pajiset me një palë syze optike me xhamin pa numër, të cilat në bishtat e tyre kanë të montuar mikrofonin, duke i lejuar ata të komunikojnë mirë me personin që i ndihmon jashtë provimit. Dëgjimi bëhet me anë të dy kufjeve në formë zari dhe ngjyrë mishi, që futen brenda në vesh dhe nuk e depërtojnë zërin jashtë lobit të veshit. Studentët po i sigurojnë për 300 euro.

Këto janë mundësitë që gjejnë studentët shqiptarë, duke gjetur të papërgatitur pedagogët dhe institucionet arsimore dhe njëkohësisht duke marrë më shumë nga ç’meritojnë në rezultat.

/Sonila Duka/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar