Studentët e Gjeografisë, protesta për ekspeditat

Studentët e Gjeografisë, protesta për ekspeditat

Studentët e Gjeografisë në Fakultetin e Historisë dhe të Filologjisë pritet të nisin ekspeditat në datën 1 qershor. Dekani i këtij Fakulteti, Shezai Rrokaj, tha se studentëve nuk do t’u paguhen shpenzimet nëse janë në largësi mbi 100 km larg Tiranës. Menjëherë pas këtij vendimi studentët kanë dalë në protestë duke kërkuar që të kryejnë

Studentët e Gjeografisë në Fakultetin e Historisë dhe të Filologjisë pritet të nisin ekspeditat në datën 1 qershor.

Dekani i këtij Fakulteti, Shezai Rrokaj, tha se studentëve nuk do t’u paguhen shpenzimet nëse janë në largësi mbi 100 km larg Tiranës.

Menjëherë pas këtij vendimi studentët kanë dalë në protestë duke kërkuar që të kryejnë ekspeditat  në të gjithë vendin, në të kundërt do të braktisin praktikën.

“Ndryshe nga praktikat e ndjekura në vitet e kaluara, na është komunikuar se Universiteti i Tiranës nuk merr përsipër të mbulojë shpenzimet dhe të organizojë ekspedita në largësinë mbi 100 km nga Tirana, me motivacionin se nuk është kopetencë e tyre”, thanë studentët.

Sipas dekanit Rrokaj, gjithçka është organizuar në përputhje me vendimin e Këshillit të Ministrave, ndërkohë që e njëjta praktikë mësimore është ndjekur edhe një vit më parë.

Kërkesat e studentëve u janë dërguar rektorit të UT, Dhori Kule si dhe kreut të Arsimit, Myqerem Tafaj por ende nuk kanë marrë asnjë përgjigje.

/Muzafere Dema/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar