Studentët e Drejtësisë organizojnë konferencën me temë: “Të drejtat e njeriut”

Departamenti i Drejtësisë në Universitetin “Hëna e Plotë” (Bedër) organizoi sot konferencën studentore me temë: “Të drejtat e njeriut”. Referues ishin studentë e vitit të parë dhe të vitit të dytë në këtë departament, të cilët diskutuan rreth çështjeve të ndryshme të jetës shoqërore. Përmendim këtu dhunën ndaj grave, trafikimin e fëmijëve dhe shumë fenomene të tjera.

Departamenti i Drejtësisë në Universitetin “Hëna e Plotë” (Bedër) organizoi sot konferencën studentore me temë: “Të drejtat e njeriut”.

Referues ishin studentë e vitit të parë dhe të vitit të dytë në këtë departament, të cilët diskutuan rreth çështjeve të ndryshme të jetës shoqërore. Përmendim këtu dhunën ndaj grave, trafikimin e fëmijëve dhe shumë fenomene të tjera.

Qëllimi kryesor i kësaj konference ishte njohja e shoqërisë me këtë fenomene që po rëndojnë imazhin e kombit tonë. Studentët paraqitën para të pranishmëve projektet e përgatitura nga ata vetë.

Të pranishëm në këtë konferencë studentore ishin: Rektori Ferdinand Gjana, dekanët, pedagogët, si dhe një numër i konsiderushëm studentësh.

Konferenca u mbështët nga Dekanati i Studentëve dhe u vlerësua pozitivisht për seriozitetin e treguar dhe për faktin se të rinjtë e sotëm janë koshient për këto probleme shoqërore, dhe që në një formë apo një tjetër përpiqen t’i parandalojnë ato.

/Erzen Carja/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar