Zyra e Klubeve Studentore në Kolegjin Universitar Bedër organizoi sot “Panairin e Klubeve”, i cili kishte në fokus prezantimin e aktiviteteve të klubeve dhe planifikimin e mëtejshem të tyre. Ky panair u bë i mundur nga Zyra e Klubeve Studentore në Kolegjin Universitar Bedër. Fokusi i këtij panairi ishte të nxirte në pah aktivitetet që
Zyra e Klubeve Studentore në Kolegjin Universitar Bedër organizoi sot “Panairin e Klubeve”, i cili kishte në fokus prezantimin e aktiviteteve të klubeve dhe planifikimin e mëtejshem të tyre.
Ky panair u bë i mundur nga Zyra e Klubeve Studentore në
Kolegjin Universitar Bedër. Fokusi
i këtij panairi ishte të nxirte në pah aktivitetet që gjithësecili nga klubet kishte kryer dhe planifikimi i
mëtejshëm i tyre. Programi u hap nga koordinatori i klubeve
studentore Indrit Lamaj , me
një fjalim të shkurtër i cili shprehu mirënjohjen për aktivitetet
me karakter social dhe inciativat e ndërmarra
nga vetë studentët përgjatë
gjithë vitit akademik.
Gjatë programit secili nga grupet pjesëmarrëse pati mundësi të prezantonte objektivat dhe qëllimet që ata synonin të arrinin gjatë këtij viti akademik. Prezantimi i këtyre objektivave u bë nëpërmjet vidiove që gjithësecili nga klubet kishte përgatitur por edhe nëpërmjet stendave me punimet e tyre.
Një nga objektivat më të rëndësishme të Klubit të Librit
ishte: ndërtimi i një bibloteke në
një prej gjimnazeve në njësinë bashkiake Kamëz e cila kishte në fokus “ Dhuro një libër” . Klubet të tjera ishin: Oaze Shprese, Klubi i
Sportit, Kreativitetit, Debatit,
Fototgrafisë, Psikologët dhe Mësuesit, Drejtësisë dhe Forca e Gruas .
Panairi nuk ngeli vetëm në fokusin e prezantimit por studentët e klubeve pjesmarrëse kishin menduar dhe për të ftuarit ku i dhanë mundësi atyre të përjetonin momente ndryshe nga një ditë rutinë shkolle, duke sjellë një kolazh këngësh dhe poezish.
I ftuar ishte dhe Emiljan Lulja, drejtor i Institutit të të verbërve. Ai foli për vështirësit që ata fëmijë kalojnë dhe si gjithësecili prej studentëve mund t’iu vinte në ndihmë qoftë dhe duke shkuar njëherë të vetmë pranë këtij instiuti për të biseduar me fëmijët.
Ky panair u arrit me sukses vetëm falë mbështetjes që ky universitet u jep studentëve duke u dhënë mundësi atyre të shpalosin vlerat e tyre.
Panairi i Klubeve dhe organizime të ngjashme janë një traditë e KU Bedër, që prej nisjes së aktivitetit të tij.
B.Koro dhe M.Kërçeli
Lini Komentin tuaj
Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *