Universiteti Hëna e Plotë Bedër, diplomoi brezin e parë të studentëve në një ceremoni të organizuar në ambientet e Hotel Sheraton. 120 studentë nga 15 vende të ndryshme të botës përfunduan studimet universitare duke shënuar kështu një moment të rëndësishëm në historin e këtij universiteti. Në ceremoninë e rastit ishin të pranishëm ministri i Rinisë
Universiteti Hëna e Plotë Bedër, diplomoi brezin e parë të studentëve në një ceremoni të organizuar në ambientet e Hotel Sheraton. 120 studentë nga 15 vende të ndryshme të botës përfunduan studimet universitare duke shënuar kështu një moment të rëndësishëm në historin e këtij universiteti.
Në ceremoninë e rastit ishin të pranishëm ministri i Rinisë dhe Mirëqënies Sociale, Erion Veliaj, Kryetari i Gjykatës Kushtetuese Bashkim Dedja, Kryetari i Komunitetit Musliman Skënder Bruçaj, Kryetari i Komitetit shtetëror të kulteve Ilir Hoxholli, Prfefekti i Tiranës Sadi Vorpsi, deputetë, rektorë nga universitete të ndryshme të vendit, personalitete të shumtë nga bota akademik, fusha e medias dhe biznesit.
Rektori i Universitetit Hëna e Plotë Bedër, Profesor Ferdinand Gjana në fjalën e tij përshëndetëse uroi studentët e diplomuar për suksesin e arritur në këto tre vite. Ai u shpreh entuziast për ecurinë e universitetit duke e konsideruar këtë ceremoni diplomimi si një pikë të rëndësishme në historine e institucionit. Profesor Gjana u ndal më pas në sfidat dhe arritjet që i presin studentët në të ardhmen e tyre profesionale. “Ndonëse sot nuk është koha e këshillave, unë do tu thoja të gjithë studentëve që diplomohen se çelësi që do tu hapë shumë porta suksesi në të ardhmen tuaj, është të qënit modest dhe i duruar gjatë gjithë jetës tuaj”, theksoi rektori i Universitetit Bedër. Ai shprehu një falenderim edhe për mbështetesit e institucionit që nga themelimi i tij e deri më tani.
Ndërsa Kryetari i Komunitetit Musliman, Skënder Bruçaj uroi studentët me rastin e diplomimit dhe theksoi se marrja e dijes është një obligim që njeriu duhet ta ndjekë gjatë gjithë jetës së tij.
Nga ana e tij Ministri i Rinisë dhe Mirëqënies Sociale, Erion Veliaj pasi përshëndeti të pranishmit dhe uroi studentët e diplomuar u ndal në imazhin që ka ndërtuar universiteti Bedër. Ai theksoi se, ky instutucion në tre vite aktivitet ka hedhur hapa shumë të rëndësishme duke ndërtuar një imazh mjaft pozitiv. Z. Veliaj tha se arritjet e deritanishme kanë bërë që slogani i universitetit “në emër të vlerave” të mos mbetet vetëm si i tillë por të jetë pjesë e kulturës që kanë marrë studentët në këtë institucion. Ai i inkurajojë studentët e diplomuar që të përpiqen për të qënë gjithmonë pozitiv në jetën e tyre dhe të ndjekin shembujt që kanë frymëzuar njerëzimin.
Universiteti “Hëna e Plotë” (Bedër) në vitin e tretë të aktivitetit shënon një bilanc arritjesh të jashtëzakonshme, duke u kthyer në këtë mënyrë në një nga zgjedhjet e para të kandidatëve për studentë. I akredituar në të gjitha programet e studimit që në vitin e dytë të aktivitetit dhe i pajisur me certifikatën e cilësisë ISO 9001 : 2008, ky universitet është tashmë një mundësi mjaft e mirë për të gjithë ata të rinj, që do të zgjedhin të formojnë përgatitjet e tyre në fushat sociale, si komunikimi, drejtësia, psikologjia, edukimi, gjuhët e huaja dhe teologjia. Studentët e rinj do të gjejnë në këtë universitet një ambient multikulturor, me studentë të ardhur nga 15 shtete të ndryshme dhe një staf akademik, i përbërë nga pedagogë që vijnë nga 8 shtete. Konsolidimi i profilit ndërkombëtar ka qenë një nga prioritetet strategjike të Universitetit “Hëna e Plotë” (Bedër).
Kërkimi shkencor është një ndër shtyllat kryesore të misionit të këtij universiteti. Në 3 vitet e para të aktivitetit u organizuan 10 konferenca shkencore në nivel ndërkombëtar dhe 5 konferenca kombëtare dhe një numër i madh panelesh diskutimi. 583 kumtesa të paraqitura dhe më shumë se 600 referues , nga 32 vende të botës janë një kontribut i rëndësishëm në fushën e kërkimit shkencor.
/Objektiv.al/
Lini Komentin tuaj
Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *