Straton “Apolonia International Fest 2013”

Straton “Apolonia International Fest 2013”

Qyteti i Fierit hapi mbrëmë siparin e projektit kulturor ndërkombëtar “Apolonia International Fest 2013”. Në kalendarin e veprimtarive këtë vit do të demonstrohet më së shumti arti dhe kultura e vendeve mesdhetare. Sipas organizatorëve, ky event artistik është shndërruar në një traditë interesante, që ngjason me një panair ku shkëmbehet përvoja artistike mes vendeve të

Qyteti i Fierit hapi mbrëmë siparin e projektit kulturor ndërkombëtar “Apolonia International Fest 2013”.

Në kalendarin e veprimtarive këtë vit do të demonstrohet më së shumti arti dhe kultura e vendeve mesdhetare.

Sipas organizatorëve, ky event artistik është shndërruar në një traditë interesante, që ngjason me një panair ku shkëmbehet përvoja artistike mes vendeve të ndryshme.

Në një prononcim për mediat Frederik Jorgaqi, drejtor i sektorit të Artit dhe Kulturës në Bashkinë e Fierit u shpreh se:  “Bashkia e Fierit në bashkëpunim me bashkitë e Pulias, Igumenicës dhe disa bashki të tjera të vendeve të Mesdheut, kanë realizuar me sukses për tre vjet rresht projektin “Arkeos” që sjell këtë festival, i cili manifeston vlerat kulturore-artistike që kanë krijuar vendet përkatëse, duke gjallëruar jetën artistike të qyteteve tona.”

Sipas tij organizmimi i këtij eventi të rëndësishëm kulturor në qytetin e Fierit nuk është rastësi, pasi ai është jo thjesht një qytet dhe rajon me resurse të shumta turistike.

/Sonila Qazimi/

 

 

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar