Teatri Migjeni në qytetin e Shkodrës është një nga teatrot më të rëndësishme në Shqipëri. Ndërtesa e teatrit ndodhet në qendër të qytetit pranë Sheshit Demokracia.Është ndërtuar në vitin 1958 dhe ka marrë emrin e poetit nga Shkodra Migjeni.Ky teatër shquhet për produksionet e tij romantike dhe poetike, shpesh te përziera me tema kombëtare-politike. Shfaqjet
Teatri Migjeni në qytetin e Shkodrës është një nga teatrot më të rëndësishme në Shqipëri. Ndërtesa e teatrit ndodhet në qendër të qytetit pranë Sheshit Demokracia.Është ndërtuar në vitin 1958 dhe ka marrë emrin e poetit nga Shkodra Migjeni.Ky teatër shquhet për produksionet e tij romantike dhe poetike, shpesh te përziera me tema kombëtare-politike.
Shfaqjet e para janë zhvilluar në vitin 1879 në godinën e mëparshme.
Duke qenë se femrave iu ndalua aktrimi deri në vitin 1919.
Trupa profesioniste e teatrit “Migjeni” u krijua me 24 nëntor 1949 të kësaj kohe dhe përbëhej nga një rregjisor i vetëm Andre Skanjeti.
Zonja Rita Gjeka Kacarosi, drejtoreshë e teatrit Migjeni në Shkodër që prej vitit 2016, tregon pse është e vështirë të mbash marrëdhënien e duhur mes tetatrit dhe politikës:
“Kur flasim për teatrin publik nuk mund ta konceptojmë dot pa politikën dhe politikat publike pasi ato mbeten një faktor mjaft i rëndësishëm vendimtar në strategjithë e përcaktuara më pas për komunikimin me publikun. Vështirë se gjen sot një drejtor teatri që të merret në pyetje apo të kritikohet për shkak të vendimeve të tij artistike. Sezonet mund të jenë më të mira, ose më të këqija, të shtrenjta ose brenda buxhetit, por problemet janë gjithmonë të lidhura me sindikatat, ose me protagonizmin financiar, politik apo personal; këto janë disa nga sfidat që asnjë drejtor apo drejtoreshë nuk mund t’i shmangë. Prandaj nëse vendimmarrësit politikë nuk e kuptojnë dinamikën kulturore brenda kontekstit të politikat publike, të gjitha përpjekjet tona janë të kota”.
Në lidhje me marrëdhënien midis politikës dhe teatrit znj. Gjeka shprehet se:
Marrëdhëniet mes teatrit dhe pushtetit politik janë gjithmonë komplekse, pasi ka shumë bashkëbisedues të brendshëm dhe të jashtëm që ndikojnë. Por nga ana tjetër marrëdhënia e tensionuar mes qeverisë dhe opozitës theksohet nga rëndësia që ka imazhi i teatrit në komunitet, e përforcuar kjo edhe nga media pasi duhet thekesuar se ky imazh ndikon në reputacionin dhe mjedisin social në lidhje me punën e qeverisë dhe politikanëve në krye.
Pra si drejtuese e teatrit , detyrimi i parë është të legjitimoj projektet si në aspektin social ashtu edhe atë politik. Por gjithmonë ka patur një qëndrim kritik dhe bashkëpunues në të njëjtën kohë, i bazuar në mbrojtjen e të drejtës së patjetërsueshme të lirisë së shprehjes dhe në kërkesën e përmbushjes së detyrës së qeverisë për të promovuar dhe financuar artin skenik.
Mendoj se marrëdhënia ime me pushtetet politike varet nga konteksti i qeverisjes dhe nga niveli i varësisë financiare të çdo teatri në lidhje me qeverinë. Sa më e rregulluar të jetë marrëdhënia, pra sa më pak hapësirë për diskrecion, aq më i ulët është tensioni mes politikës dhe stafit drejtues.
Rasti i teatrit Migjeni në shkodër është një shembull i paanësisë prandaj mendoj kështu duhet të funksionoj gjithmonë.
Në lidhje me trasnparencën e buxhetit të publikut Znj.Gjeka pohon:
“Askush jashtë bordit nuk mund të ndikojë mbi buxhetet apo të kushtëzojë menaxhmentin.
Marrëdhënia me politikën qeveritare lidhet me marrëveshjen me Ministrinë e Kulturës.
Çdo vit ne nënshkruajmë një marrëveshje me ta, përmes së cilës në këmbim të fondeve monetare marrim përsipër të kryejë një sërë aktivitetesh të shkruara dhe të numëruara prandaj çdo gjë është trasnparente për publikun.
Në lidhje me pyetjen a duhet të vijë drejtori i një teatri nga sfera artistike të bëjë do që teatri të ketë shumë sukses Zonja Gjeka shprehet se:
Në ilidhje ime ipyetjen ia iduhet itë ivijë idrejtori ii injë iteatri inga isfera iartistike itë ibëjë ido iqë iteatri itë iketë imë ishumë isukses izonja iGjeka ishprehet ise:
Nuk jam pro që një artist të jetë drejtor teatri sepse lindin shumë çështje dhe probleme që nuk kane të bëjne me krijimtarinë artistike . Ata do të kenë nevoje për aftësi udhëheqëse dhe financiare , si dhe menaxhim dhe burime njerëzore . Për një teatër me kapacitet të mesëm , do të ishte më mirë një menaxher i njohur shumë me sferën artistike , por që ka përvoje në menaxhim . Në teatrot me prodhim artistik të brendshëm do të specifikoja dy poste: një është ai i drejtorit artistik , me kapacitet të plotë të për të programuar dhe marrë vendime artistike dhe tjetri i drejtuesit administrativ . Shumë teatro nuk mund t’i lejojne vetes dy regjisorë , atë artistik dhe atë drejtues . Nga pikëpamja organizative , të dyja opsionet mund të jenë të vlefshme . Për një teatër të rëndësishëm , si Migjeni , e shoh si një opsion më të qartë një profil më artistik , pasi për shkak të komunikimit me publikun ata do të besonin më shumë tek dikush që kanë dëgjuar dhe njohur më parë . Nga ana tjetër mund të jesh një menaxher me aftësi të mëdha artistike dhe një artist me aftësi te mëdha menaxheriale .
Por në te dyja rastet duhet ditur se zemra e teatrit është skena dhe se të gjitha problemet pasqyrohen përmes saj. Ajo që jam absolutisht kundër është kur një artist menaxhon nje teatër si injë mënyrë për të ndërtuar biznesin e tij personal, kurrë nuk i kam dashur këtë. Ka shumë teatro, ku çuditërisht pjesa madhe e buxhetit të teatrit shkon për shfaqjet e drejtorit.
Në tetarin Migjeni skenari është disi më homogjen, pasi në pjesën dërrmuese të teatrove ka menaxhim personal.
Denisa Shpati
Lini Komentin tuaj
Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *