Strasburgu: Kosova nuk është bërë anëtare e Komisionit të Venedikut

0

Kosova nuk është bërë ende anëtare e Komisionit të Venedikut. Lajmi që u përfol dje nga media kosovare dhe vetë Hashim Thaçi, u mohua nga zyrtarët e Strasburgut.

Sipas tyre Kosova vetëm s aka dorëzuar kërkesën për anëtarësim, por kjo nuk do të thotë që është pranuar.

“Kosova nuk është bërë ende anëtare e Komisionit të Venedikut. Thjesht të mërkurën e kaluar është bërë një kërkesë, e cila do të shqyrtohet në të ardhmen”, deklaroi Daniel Höltgen, drejtor për komunikimin në Këshillin Evropian në Strasburg.

Ai dhe zyrtari tjetër i KE-së, Can Fisek, thonë se pranuan kërkesën e Kosovës “për t’u bashkuar me Marrëveshjen e Zgjeruar duke themeluar Komisionin Evropian për Demokraci nëpërmjet Ligjit”. Ndërsa në të ardhmen do të shikohet nëse do t’i mundësohet Kosovës një karrige në Komision, apo jo, shkruan agjencia “Presheva Jonë”.

Lajmi se Kosova ishte bërë anëtare e Komisionit të Venedikut u publikua dje nga gjithë media kosovare dhe u komentua në Facebook nga vetë kryeministri Thaçi.

/Romina Qama/

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here