Stolitë, akoma edhe më të përdorshme

Stolitë, akoma edhe më të përdorshme

Stolitë kanë qënë gjithmonë pika e fortë e shumë  femrave. Vitet e fundit  stolitë kanë pësuar ndryshime duke i sjellë ato në formë  akoma edhe më të mirë. Trendi i ri po prezanton stoli me më shumë ngjyra, me forma të çuditshme kjo duke filluar që nga byzylykët,  karficat e zbukurimit etj. Stolitë po marrin

Stolitë kanë qënë gjithmonë pika e fortë e shumë  femrave. Vitet e fundit  stolitë kanë pësuar ndryshime duke i sjellë ato në formë  akoma edhe më të mirë.

Trendi i ri po prezanton stoli me më shumë ngjyra, me forma të çuditshme kjo duke filluar që nga byzylykët,  karficat e zbukurimit etj. Stolitë po marrin formën  e objekteve, sendeve që kanë një domethënie dhe janë të këndshme për syrin.

Më të rëndësishmet janë perlat

Filozofia e diamanteve është e thjeshtë,  po pikërisht kjo i bën ato më të pëlqyerat.  Nëse më parë diamantet përdoreshin vetëm për mbrëmje të rëndësishmë tani përdoren edhe në darka më të thjeshta, por gjithmonë pa e kaluar masën.

Stolitë që vendosni duhet të jenë në kombinim . Mos u bëni komik  duke vendosur në një ditë të thjeshtë bizhu më ngjyrë ari të rënduar . Vendosni  bizhu të lehta , të cilat janë në përshatatje  me ditën. Çdo vajzë , përveç  kombinimit duhet të ketë parasysh përgjegjësinë  dhe kujdesin social.

/Rabihana Halili/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar