Lichtsteiner: Juve befasoi vetveten me këtë fitore

0

Stephan Lichtsteiner ka thënë se Juventusi ka befasuar edhe veten me fitoren 4-0 ndaj Lazios në Superkupën e Italisë.

Në një intervistë të dhënë për Rai Sport, zviceriani Stephan Lichtsteiner tha: “Është një mbrëmje e shkëlqyer për Juventusin, pasi të fitosh me rezultat 4-0 në shtëpi të tyre, është një gjë shumë e spikatur”.

Lichtsteiner ishte i përfshirë në aksionet e tre nga katër golat e shënuar, por u fishkëllye nga ish-fansat në Olimpico, kur u zëvendësua. Ai u përgjigj duke i përshëndetur ata në mënyrë teatrale.

“Kalova tre vite te Lazio, ne fituam dy trofe gjatë asaj kohe, por unë tashmë jam një Juventino”, ka shtuar ai rreth rastit.

/Bekim Bici/

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here