Komisioneri për Zgjerim Stefan Fyle vjen sot në Tiranë për të zhvilluar raundin e katërt të Dialogut të Nivelit të Lartë Shqipëri-Bashkimi Evropian. Lajmi bëhet i ditur nga zëdhënësi i Fyles, Piter Santo sipas të cilit në këtë takim prit të jetë edhe Kreu i qeverisë, Edi Rama. Po ashtu pjesë e tryezës pritet të
Komisioneri për Zgjerim Stefan Fyle vjen sot në Tiranë për të zhvilluar raundin e katërt të Dialogut të Nivelit të Lartë Shqipëri-Bashkimi Evropian. Lajmi bëhet i ditur nga zëdhënësi i Fyles, Piter Santo sipas të cilit në këtë takim prit të jetë edhe Kreu i qeverisë, Edi Rama. Po ashtu pjesë e tryezës pritet të jenë kryetarja e Komisionit të Integrimit, Majlinda Bregu, por edhe deputetët të PD-së, Eduard Halimi e Arben Ristani. Pjesë e axhendës së takimeve që do të zhvillojë Fyle është edhe me Kryetarin e PD-së, Lulëzim Basha.
Në orën 11:00 eurokomisioneri do të takojë kryeministrin Edi Rama dhe në orën 11:30 do të zhvillojë punime dhe tryeza të Dialogut të Nivelit të Lartë për prioritetet kyçe. Shqipëris duhet të përmbushë 5 kritere kryesore për fillimin e negociatave të anëtarësimit me Bashkimin Europian. Ky hap mund të arrihet vetëm përmes një procesi gjithëpërfshirës, të qëndrueshëm dhe një dialogu politik konstruktiv midis maxhorancës dhe opozitës.
Bashkimi Europian nxit të dyja palët në Shqipëri që të intesifikojnë punën për zbatimin e pesë kritereve, të cilat do të prekin sistemin e drejtësisë, luftën ndaj korrupsionit, luftën ndaj krimit të organizaur, përmisimin e të drejtave të njeriut dhe reformën e administratës publike.
Raundi i katërt i Dialogut të Nivelit të Lartë zhvillohet para finalizimit të të raportit vjetor të progresit mbi Shqipërinë që parashikohet të publikohet në 8 tetor. Kjo është vizita e fundit e Stefan Fyles në Tiranë pasi ky post në vijim do të mbahet nga Johanes Han.
/Objektiv.al/
Lini Komentin tuaj
Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *