Stavri Nica dorëhiqet nga Laçi

Stavri Nica dorëhiqet nga Laçi

Trajneri i Laçit, Stavri Nica, jep dorëheqjen menjëherë pas humbjes së turpshme ndaj Diferdanzhit. Durrsaku i pankinës bardhezi ka theksuar në konferencën për shtyp se skuadra i doli jashtë kontrollit, shkruan Panorama Sport. Sipas Nicës, lojtarët nuk iu përgjigjën në fushë, duke mos qenë të disiplinuar taktikisht. Ndër të tjera, trajneri nuk la pa shigjetuar

Trajneri i Laçit, Stavri Nica, jep dorëheqjen menjëherë pas humbjes së turpshme ndaj Diferdanzhit. Durrsaku i pankinës bardhezi ka theksuar në konferencën për shtyp se skuadra i doli jashtë kontrollit, shkruan Panorama Sport.

Sipas Nicës, lojtarët nuk iu përgjigjën në fushë, duke mos qenë të disiplinuar taktikisht. Ndër të tjera, trajneri nuk la pa shigjetuar as drejtuesit, teksa vuri në dukje që kishte kërkuar nga një përforcim për çdo repart në merkato.

“Nuk e di se çfarë nuk shkoi në këtë ndeshje, por unë mund të them që, nëse këta kundërshtarët tanë janë amatorë, atëherë nuk e kam idenë se çfarë mund të jemi ne. Nuk mund të shtoj më asnjë gjë, sepse skuadra më ka dalë jashtë kontrollit. Jemi të lodhur si fizikisht, ashtu edhe moralisht. Nga ky moment unë vendos të largohem. Nuk mund të rri më në këtë skuadër, por nuk është hera e parë që e bëj një gjë të tillë. Gjithsesi, përfundimisht unë jam i larguar tashmë nga Laçi dhe kjo është thjesht një zgjedhje e imja personale. Nuk do të jem më pjesë e këtij ekipi që nga dita e nesërme (sotme), duke mos shkuar në ndeshjen e kthimit në Luksemburg”,- është shprehur Nica, duke konfirmuar largimin nga pankina bardhezi.

Për durrsakun, kjo është hera e gjashtë në këto vite të fundit që jep dorëheqjen. Shpesh është thënë se ai nuk do të rikthehej më në Laç, por Laska gjithnjë e ka bindur.

/Ariglon Pali/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar