Statusi shtyhet për në qershor të 2014. Fyle: Të punojmë bashkë për ta arritur

0

Shqipëria nuk e merr statusin e vendit kandidat, edhe pse Këshilli për ҫështje të Përgjithshme ka vlerësuar përparimet e bëra nga Shqipëria, vendimin për marrjen e statusit e kanë shtyrë për në qershorin e vitit 2014.

Në fund të mbledhjes së Këshillit në një konferencë për shtyp, Komisioneri për Zgjerimin, Stefan Fyle tha se; “Ka patur zhvillime domethënëse në Shqipëri, ka pasur konsensus ndërpartiak. Këshilli i ka njohur këto zhvillime. Zhvillimi i qetë i zgjedhjeve ishte një hap përpara për Shqipërinë dhe në luftën për krimin dhe korrupsionin ka patur përparim. Pati një moment të veҫantë për përgëzimin e qeverisë për hapat e saj drejt zbatimit të ligjit. Kemi një ide të qartë për qershorin. Unë pres për aq kohë sa Shqipëria do të vazhdojë punën e mirë të marrë statusin. Të punojmë bashkë për ta arritur.”

Ndërkohë i menjëhershëm ka qenë reagimi i kryeministrit Edi Rama, përmes rrjetit social “Twitter”; “BE: Kompromis mes arritjeve të Shqipërisë dhe ngërcit të brendshëm jashtë Shqipërisë. Vleresohet lart puna e qeverisë po vendimi në qershor!”- shkruan Rama.

/Erilda Sulika/

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here