Starton të shtunën Panairi i librit “Ulqini 2013”

0

Panairi i librit “Ulqini 2013” nis turin e saj ditën e shtunë, më 10 gusht dhe do të mbahet në hapësirat e Plazhit të Vogël, në Ulqin dhe do të jetë i hapur deri më 16 gusht.

Panairi organizohet nga Qendra e Kulturës në bashkëpunim me Komunën e Ulqinit.

Organizatorët e panairit kanë njoftuar se deri më tani e kanë konfirmuar pjesëmarrjen e tyre shumë shtëpi botuese dhe botues të pavarur nga Mali i Zi, Shqipëria, Kosova dhe Maqedonia.

Këtë vit pritet që panairi të mbledhë rreth vetes shumë turistë si vendas dhe të huaj.

Tradicionalisht, në panair janë të ftuar n shkrimtarë të shquar të letërsisë shqipe, ndërsa në kuadër të programit të panairit bëhen edhe promovime të botimeve të reja dhe organizohen takime me shkrimtarë dhe manifestime të tjera letrare e kulturore.

/Sonila Qazimi/                                      

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here