Starton “Eurovision Song Contest”, Shqipëria performon natën e dytë

0

Festivali i këngës evropiane “Eurovizion”, pritet të çelë sonte siparin e këtij evenimenti ndërkombëtar me natën e parë gjysmëfinale. Këtë vit ky festival mbahet në Malmo të Suedisë, i cili është vendi fitues i eurovizionit të shkuar dhe si rregull është organizatori i këtij evenimenti ndërkombëtarë për këtë vit.

Natën e sotme do të prezantohen 16 këngët e para të këtij spektakli ndërkombëtar, ku ndër të tjerat do të konkurrojnë 2 vendet fqinje tonat, Serbia dhe Mali i Zi. Vendi që do të ngjitet i pari në skenën e Eurosong-ut është shteti ballkanik Kroacia me këngën “Mizerja”.

Këtë vit Shqipëria do të do të përfaqësohet nga dy këngëtarët Adrian Lulgjuraj dhe Bledar Sejko, me këngën “Identiteti”. Ata do të perfomojnë këngën e tyre natën e dytë gjysmëfinale, që do të mbahet ditën e enjte më datë 16 maj.

Në një konferencë për shtyp dy këngëtarët shqiptarë janë shprehur mjaft optimistë. Ata bëjnë të ditur se çdo gjë po ecën në mënyrë perfekte dhe në rrugën e duhur dhe se “do ta djegim fare”.

Kosova edhe këtë vit nuk ka mundur të marrë pjesë dhe të përfaqësojë vendin e saj në Eurosong për shkak të problemeve që ka për njohjen e pavarësisë. Ndërkohë, Bosnjë-Hercegovina ka hequr dorë për shkak të gjendjes financiare të vështirë që po kalon.

“Eurovision Song Contest”, llogaritet të ketë një audiencë prej 100 milion shikuesit. Ky evenimet është bërë traditë që prej vitit 1956.

/Bekim Bici/

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here