“Stambolli” në Tiranë

“Stambolli” në Tiranë

Galeria Kombëtare e Arteve në Tiranë ka çelur dje ekspozitën me titull “Kohë dhe Vende: Stambolli – Me Vepra nga Koleksioni i Bankës Qendrore të Republikës së Turqisë”. Kjo ekspozitë vjen para publikut si rezultat i një bashkëpunimi tepër të frytshëm me Bankën Qendrore të Republikës së Turqisë dhe Institutin e Kulturës Yunus Emre. Të

Galeria Kombëtare e Arteve në Tiranë ka çelur dje ekspozitën me titull “Kohë dhe Vende: Stambolli – Me Vepra nga Koleksioni i Bankës Qendrore të Republikës së Turqisë”.

Kjo ekspozitë vjen para publikut si rezultat i një bashkëpunimi tepër të frytshëm me Bankën Qendrore të Republikës së Turqisë dhe Institutin e Kulturës Yunus Emre.

Të gjitha veprat e paraqitura janë të zgjedhura me shumë kujdes dhe kanë një tematikë shumë të veçantë dhe të përbashkët midis tyre.

Kjo ekspozitë i dedikohet peizazhit të Stambollit dhe historisë së pikturës së këtij vendi, ku sipas kuratores Prof. Dr. Kiymet Giray i ka frymëzuar gjithmonë artistët turq.

Veprat që do të ekspozohen do të mbajnë firmën e disa prej artistëve më të mirë turq, ku mund të përmendim Ali Riza Bayezit, Hikmet Onat, Ibrahim Çalli, Devrim Erbil, Adnan Çoker  etj.

Ekspozita do të qëndrojë e hapur për publiku deri me datë 14 korrik 2013.

/Sonila Qazimi/

 

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar