Stadiumit Kombëtar i blihet emri për 3.2 milionë euro

“Air Albania” ka blerë  3,2 milionë euro emrin e Stadiumit Kombëtar për 5 vite, por blerja duket se bie ndesh  me kushtet e vendosura nga FSHF-ja, ku mes të tjerash kompania duhet të kishte të paktën 10 milionë euro xhiro vjetore. “Air Albania” është themeluar  vitin kaluar dhe për 2018-ën nuk kishte të ardhura. “Top-Channel”

“Air Albania” ka blerë  3,2 milionë euro emrin e Stadiumit Kombëtar për 5 vite, por blerja duket se bie ndesh  me kushtet e vendosura nga FSHF-ja, ku mes të tjerash kompania duhet të kishte të paktën 10 milionë euro xhiro vjetore. “Air Albania” është themeluar  vitin kaluar dhe për 2018-ën nuk kishte të ardhura.

“Top-Channel” raportoi se “Air Albania” paraqiti ofertë prej 650 mijë eurosh në vit për të blerë për 5 vite emrin e Stadiumit Kombëtar. Oferta ishte më e madhe se interesi i shprehur nga “Bolv-Oil”, “Vodafone” apo “Sigal”.

Nuk është e qartë se si kompania “Air Albania”, e formuar më 13 gusht të vitit 2018 – me aksioner 10 për qind “AlbControl” (shtetërore), 41 për qind “MDN Investment” dhe 49 për qind nga “Turk Hava Yollari”– i ka plotësuar kushtet e thirrjes së shpallur më 22 korrik të këtij viti.

Nuk dihet se si “Air Albania” u kualifikua, megjithëse nuk kishte mbushur as një vit aktivitet në momentin e hapjes së thirrjes. Ndërkohë në bilancin e vitit 2018 ajo rezultoi pa të ardhura dhe me 100 mijë euro humbje.

E.D

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar