“Spotify”, jo më shkarkime falas

“Spotify”, jo më shkarkime falas

Faqja e njohur e muzikës “Spotify” ka marrë një nismë për të riparë opsionet e sigurisë. Qëllimi i këtij kontrolli është për të ndaluar shkarkimin falas të këngëve me format MP3. Ky problem vinte nga një “extension” (shtim) që shfletuesi Google Chrome e lejonte të vepronte. Google Chrome e hoqi këtë “extension” por ajo ishte

Faqja e njohur e muzikës “Spotify” ka marrë një nismë për të riparë opsionet e sigurisë. Qëllimi i këtij kontrolli është për të ndaluar shkarkimin falas të këngëve me format MP3. Ky problem vinte nga një “extension” (shtim) që shfletuesi Google Chrome e lejonte të vepronte.

Google Chrome e hoqi këtë “extension” por ajo ishte aktive nëpër faqet e tjera. Spotify ka konfirmuar për BBC se çështja tani është në përfundim. Menaxheri i Spotify, Robin Aldenhoven tha që do bëhet e pamundura për të ndaluar këto shkelje. Gjithashtu, Sheena Sheikh, një avokate mbi pronën intelektuale mbajti një qëndrim mbi këtë temë.

“Ju jeni duke kryer një shkelje, ju nuk  jeni të autorizuar për të shkarkuar në këtë mënyrë, ju nuk keni leje,” tha ajo për BBC.

Spotify është shërbimi më i popullarizuar në botë për shpërndarjen e muzikës. Shifrat më të fundit tregojnë që kompania ka mbi 24 milion përdorues aktivë, prej të cilëve gjashtë milionë paguajnë një tarifë mujore për të shtuar opsione të reja.

 /Ejup Lila/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar