Spitalet në Gaza,të kthyera në terrene beteje.

Spitalet në Gaza,të kthyera në terrene beteje.

Në Rripin verior të Gazës, bombardimet e pamëshirshme, ndërprerjet e energjisë elektrike dhe mungesat e furnizimeve kanë nxjerrë jashtë funksioni shumicën e spitaleve. Nga 22 spitalet e identifikuara, të paktën 20 janë dëmtuar ose shkatërruar gjatë dy muajve të parë të luftës, ndërsa 14 prej tyre u goditën drejtpërdrejt. Shërbimet në spitale të specializuara për

Në Rripin verior të Gazës, bombardimet e pamëshirshme, ndërprerjet e energjisë elektrike dhe mungesat e furnizimeve kanë nxjerrë jashtë funksioni shumicën e spitaleve. Nga 22 spitalet e identifikuara, të paktën 20 janë dëmtuar ose shkatërruar gjatë dy muajve të parë të luftës, ndërsa 14 prej tyre u goditën drejtpërdrejt. Shërbimet në spitale të specializuara për trajtimin e kancerit dhe psikiatrik janë ndalur gjithashtu. Aktualisht, vetëm katër spitale funksionojnë pjesërisht, dhe asnjë prej tyre nuk ka kapacitet kirurgjik.

Izraeli ka kërkuar vazhdimisht evakuimin e spitaleve, përfshirë ato në veri të Gazës, por mjekët dhe organizatat ndërkombëtare thonë se evakuimi është i rrezikshëm për shkak të luftimeve intensive. Një nga pikat më të nxehta është spitali Al-Shifa, i cili ka shërbyer si një strehë për pacientët dhe personelin, megjithëse Izraeli ka pretenduar se një qendër komanduese e Hamasit ndodhet poshtë kompleksit. Këto pretendime janë mohuar nga Hamas dhe nga stafi mjekësor që punon atje.

Në një incident tragjik, një sulm ajror izraelit goditi një koloni ambulancash që po evakuonin të plagosurit, duke vrarë 15 dhe plagosur 60 të tjerë. Ky sulm ndodhi pranë spitalit Al-Shifa, duke shtuar shqetësimet për sigurinë e pacientëve dhe stafit mjekësor në mes të intensifikimit të luftës dhe kushteve të vështira në spitalet e mbetura.

Rozana Hajdari

Alban Tufa
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar