Drejtoresha e Përgjithshme e Doganave, Elisa Spiropali, në një konferencë për shtyp vlerësoi pozitivisht mbledhjen e të ardhurave gjatë tre mujorit të fundit të 2013. “Janë mbledhur 165 milionë dollarë. U realizua rekordi prej 129% . Dhjetori 2013, ka arkëtuar 40 milionë dollarë më shumë se dhjetori 2012. Në tremujorin e fundit të 2013, tetor,
Drejtoresha e Përgjithshme e Doganave, Elisa Spiropali, në një konferencë për shtyp vlerësoi pozitivisht mbledhjen e të ardhurave gjatë tre mujorit të fundit të 2013.
“Janë mbledhur 165 milionë dollarë. U realizua rekordi prej 129% . Dhjetori 2013, ka arkëtuar 40 milionë dollarë më shumë se dhjetori 2012. Në tremujorin e fundit të 2013, tetor, nëntor, dhejtor janë arkëtuar 60 milionë dollarë më shumë se viti paraardhës do të thotë më shumë para për buxhetin e shtetit për të ndërtuar rrugë, shkolla. Arritjet e 3 muajve të fundit nuk janë rastësi, janë rezultat i një sërë reformash të ndërmarra ”, u shpreh Spiropali.
Spiropali tha se për 2014, përmirësimi i mëtejshëm i performancës doganore është një sfidë, kjo dhe në bashkëpunim me Crown Agents.
/Muzafere Dema/
Lini Komentin tuaj
Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *