Spartak Ngjela: Berisha të pranojë humbjen

Spartak Ngjela: Berisha të pranojë humbjen

Spartak Ngjela, Kryetari i Partisë Ligj dhe Drejtësi, nëpërmjet një prononcimi për mediat i bëri thirrje kryeministrit Sali Berisha të pranojë sa më shpejt humbjen dhe ti bashkohet rezultatit të zgjedhjeve. Ai theksoi se kjo ishte një fitore e madhe e popullit shqiptar. “Isha tek kryetari  i opozitës dhe i urova me gjithë zemër fitoren. Kjo nuk

Spartak Ngjela, Kryetari i Partisë Ligj dhe Drejtësi, nëpërmjet një prononcimi për mediat i bëri thirrje kryeministrit Sali Berisha të pranojë sa më shpejt humbjen dhe ti bashkohet rezultatit të zgjedhjeve. Ai theksoi se kjo ishte një fitore e madhe e popullit shqiptar.

“Isha tek kryetari  i opozitës dhe i urova me gjithë zemër fitoren. Kjo nuk ishte një fitore vetëm e opozitës, kjo është një fitore e madhe, që në fillim të këtij shekulli populli shqiptar arrin në rrugën drejt lirisë dhe demokracisë. Është një nga gjërat më madhështore që kanë bërë shqiptarët në rrugën drejt Perëndimit. U largua një regjim barbar që sorollatet prej 100 vitesh në Shqipëri”, tha Ngjela.

Ai gjithashtu inkurajoi dhe përgëzoi popullin shqiptar për alternativën e zgjedhur në këtë proces. “Këto votime do jenë çlirimi përfundimtar i të gjithëve. Të papunët të nisin të shpresojnë, pronarët të fillojnë shpresën e tyre drejt lirisë dhe demokracisë përmes ligjit. Të gjithë jemi çliruar sepse do të kthehet dinjiteti i shtetit shqiptar”, theksoi z. Ngjela në një deklaratë për shtyp.

/Erzen Carja/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar