Spanjë,makinisti i trenit: Dua të vdes!

Spanjë,makinisti i trenit: Dua të vdes!

Kutia e zezë e në trenin spanjoll, i cili doli nga shinat dje duke shkaktuar 80 viktima, ka regjistruar edhe momentin ku makinisti thërret me zë të lartë: “E menderosa. Dua të vdes”! Kjo thirrje e tij është regjistruar në momentin kur treni hyri në kthesë me një shpejtësi prej 120 km në orë, pikërisht

Kutia e zezë e në trenin spanjoll, i cili doli nga shinat dje duke shkaktuar 80 viktima, ka regjistruar edhe momentin ku makinisti thërret me zë të lartë: “E menderosa. Dua të vdes”!

Kjo thirrje e tij është regjistruar në momentin kur treni hyri në kthesë me një shpejtësi prej 120 km në orë, pikërisht në këto çaste makinisti ka  kuptuar edhe gabimin e tij.

Francisco Jose Garzon, ishte përgjegjës për atë udhëtim. I gjithë regjistrimi tregon se ai ishte koshient për gabimin dhe u përpoq të komunikonte me qendrën e kontrollit. “Kam devijuar, çfarë duhet të bëj? Çfarë duhet të bëja? E menderosa. Dua të vdes!”, thirri makinisti.

Hetimet tregojnë se Francisco Jose Garzon është një njeri që pëlqen shpejtësinë. Ai pati postuar ca kohë më parë në rrjetet sociale një foto të matësit të shpejtësisë së trenit, i cili tregonte plot 128 km në orë.

/Elta Liksenaj/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar