Spanjë, protesta kundër kryeministrit Rajoy

Spanjë, protesta kundër kryeministrit Rajoy

Protestuesit në rrugët e Madridit  kanë dhënë një mesazh të qartë për kryeministrin Mariano  Rajoy.  “Shkoni në burg,” bërtisnin qindra protestues në vazhdën e akuzave të freskëta të korrupsionit në Partinë Popullore. Sipas të  përditshmes spanjolle El Mundo  e cila publikoi të martën dokumente të reja, ku tregojnë se kryeministri Rajoy dhe politikanë të tjerë

Protestuesit në rrugët e Madridit  kanë dhënë një mesazh të qartë për kryeministrin Mariano  Rajoy.  “Shkoni në burg,” bërtisnin qindra protestues në vazhdën e akuzave të freskëta të korrupsionit në Partinë Popullore.

Sipas të  përditshmes spanjolle El Mundo  e cila publikoi të martën dokumente të reja, ku tregojnë se kryeministri Rajoy dhe politikanë të tjerë të lartë kanë pranuar rryshfet gjatë aktivitetit të tyre politik. Faktet janë autentike dhe se ajo ka në dorë letra të shkruara me dorë, nga ish-shefi i thesarit të Partisë Popullore, Luis Barcenas. Në këto letra dokumentohen pagesat e jashtëligjshme në vlerën e dhjetëra mijëra eurove ndaj kryeministrit Rajoy, ra[porton ndër të tjera gazeta.

“Ne jemi në një situatë të paqëndrueshme. Ne jemi duke u sunduar nga një qeveri  e mbështetur nga struktura kriminale”, tha njëri prej protestuesve.

Spanja është në recesion ekonomik dhe ka normën më të lartë të papunësisë në Eurozonë pas Greqisë, me 26,6% të forcës aktive dhe mbi 55% e të rinjve që kërkojnë një punë e nuk janë të aftë ta gjejnë atë.

/Erilda Sulika/
objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar