Spanjë, papunësia arrin shifra të larta

0

Norma e papunësisë në Spanjë shënon një rekord të ri duke kapur shifrën e 27.2 % për tremujorin e parë të këtij viti. Shifrat zyrtare tregojnë se totali i të papunëve i ka kaluar tashmë 6 milionë, megjithëse fenomeni po frenohet.

Shifrat nënvizojnë përpjekjet e Spanjës për të dalë nga kriza ekonomike e cila nisi pesë vite më parë. Ndërkohë, në Madrit  po planifikohet një demonstratë kundrejt masave shtrënguese.

Të premten, kryeministri Mariano Rajoy do të shpalosë masat fiskale dhe politikat që synojnë ndaljen e recesionit në ekonominë e katërt më të madhe të eurozonës. “Këto shifra janë më të larta sesa pritej dhe vënë në dukje situatën e rëndë të ekonomisë spanjolle”, tha Jose Luis Martinez, strateg në Citi.

Sipas FMN-së, shifrat e papunësisë në Spanjë pritet të arrijne në 27 % gjatë këtij viti.

/Jola Llozhi/

 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here