Spanja “bombardon” Tahitin, 10:0

Kombëtarja e Spanjës ka mposhtur me një rezultat jo të zakonshëm, 10:0 perfaqësusen e Tahitit, në ndeshjen e dytë në Kupën e Konfederatës duke u kualifikuar në gjysëmfinale. Që pa filluar sfida dihej fituesi, e vetmja gjë që diskutohej ishte rezultati. Më shumë se fitorja, faktor më pozitiv për spanjollët ishte rikthimi në formë të

Kombëtarja e Spanjës ka mposhtur me një rezultat jo të zakonshëm, 10:0 perfaqësusen e Tahitit, në ndeshjen e dytë në Kupën e Konfederatës duke u kualifikuar në gjysëmfinale.

Që pa filluar sfida dihej fituesi, e vetmja gjë që diskutohej ishte rezultati.

Më shumë se fitorja, faktor më pozitiv për spanjollët ishte rikthimi në formë të dy lojtarëve, Torres dhe Villa, të cilët kohët e fundit nuk ishin në topform.

Serinë e goleatës e hapi Torrres 5’, për të vazhduar më pas Silva 31’, Fernando Torres 33’, dhe David Villas 39’, duke e mbyllur kështu 4:0 pjesën e parë.

Në pjesën e dytë është David Villa ai që shënon dy herë i pari në minutën 49 dhe 64 duke kompletuar hetrikun, po te njëjtën gjë bën edhe Torres duke shënuar dy golat e rradhës në 57’ dhe 78’.

Pjesmarrës në goleatën u bë edhe Mata, i cili shënoi golin e tij në minutën 66-të, goli i fundit, i cili i vuri vulën u shënua nga David Silva 89, 10:0

Pas kësaj fitoreje, Spanja merr kryesin e grupit B dhe kualifikohet në gjysëmfinalen e Kupës së Konfederatës, ndërsa kombëtarja e Tahitit kthehet e poshtëruar ne shtëpi.

/Marenglen Kume/

 

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar