Kur kanë mbetur më pak se 24 orë nga përfundimi i afatit për regjistrimin e koalicioneve parazgjedhore për zgjedhjet parlamentare të 23 qershorit, Kryetari i Aleancës Kuq e Zi Kreshnik Spahiu ka bërë të ditur kushtet e partisë që drejton për të qenë pjesë e një bashkëpunimi të tillë. Gjatë një konference për shtyp, z.Spahiu
Kur kanë mbetur më pak se 24 orë nga përfundimi i afatit për regjistrimin e koalicioneve parazgjedhore për zgjedhjet parlamentare të 23 qershorit, Kryetari i Aleancës Kuq e Zi Kreshnik Spahiu ka bërë të ditur kushtet e partisë që drejton për të qenë pjesë e një bashkëpunimi të tillë.
Gjatë një konference për shtyp, z.Spahiu deklaroi se AKZ propozon 6 pika si kusht për të qenë pjesë e një koalicioni parazgjedhor, në të kundërt do të kandidojë e vetme. Sipas tij, AKZ kërkon konfigurim të mekanizmit elektoral, në të gjithë komisionet zgjedhore, deri në KQZ; Marrëveshje elektorale për hapjen e debatit për ndryshimin e sistemit elektoral në sistem kombëtar dhe të korrektuar; Marrëveshje për heqjen e kufirit dhe doganave mes dy shteteve shqiptare Shqipëri dhe Kosovë; Marrëveshje politike për të standardizuar demokracinë nëpërmjet kufizimit të mandateve politike; Reformë Kushtetuese në sistemin e drejtësisë, duke hequr pengesat për kallëzimin e çdo zyrtari të lartë duke i dorëzuar së pari drejtësisë shtetasin Berisha; Marrëveshje politike për ndarjen e 3 pushteteve.
L. B. / Objektiv
Lini Komentin tuaj
Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *