Spahiu: Aleanca Kuq e Zi do të jetë opozita e vërtetë

Spahiu: Aleanca Kuq e Zi do të jetë opozita e vërtetë

Kreshnik Spahiu, Kreu i Aleancësës Kuq e Zi, nëpërmjet deklaratës së sotme akuzoi drejtpërdrejt krerët e dy partive kryesore në Shqipëri se deformuan votat e qytetarëve. Sipas tij rezultatet e zgjedhjeve u përcaktuan më parë. “Rezultatet u përcaktuan në tavolinë. Në këtë proces zgjedhor që janë shpenzuar qindra mijëra euro. Demokratët edhe socialistët kanë përcaktuar rezultatin

Kreshnik Spahiu, Kreu i Aleancësës Kuq e Zi, nëpërmjet deklaratës së sotme akuzoi drejtpërdrejt krerët e dy partive kryesore në Shqipëri se deformuan votat e qytetarëve. Sipas tij rezultatet e zgjedhjeve u përcaktuan më parë.

“Rezultatet u përcaktuan në tavolinë. Në këtë proces zgjedhor që janë shpenzuar qindra mijëra euro. Demokratët edhe socialistët kanë përcaktuar rezultatin në tavolinë. Lufta vazhdon Aleanca Kuq e Zi do të jetë opozita e vërtetë. Jemi këtu për ti thënë kryetares së KQZ-së, Lleshit, largohu nga një institucion fantazim që e kanë lënë qëllimisht kështu, institucioni juaj nuk funksionon, jemi rotacion jo me zgjedhje dhe votën e popullit por me kontratë të shkruar Rama- Meta- Berisha. Meta ishte garanti që qeveris katër vjet me Berishën dhe shkoi për të shumëzuar mandatet e tij në 18, themi me plot gojën që mandate e LSI-së janë votat e AK-së, që nuk u numëruan kurrë se nuk ishin zgjedhje të lira e të ndershme, se populli nuk votoi po deputetët u emëruan”,tha Spahiu gjatë deklaratës për media para Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.

/Erzen Carja/

 

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar