Sot vendimi për Shqipërinë në BE

0

Shqipëria pret me ankth vendimin e Këshillit të  Ministrave të  Bashkimit Europian për dhënien e statusit. Këshilli i Ministrave është  mbledhur sot në Strasburg dhe pritet, që në unanimitet votash Shqipëria të marrë statusin e vendit kandidat në Bashkimin Europian.

Kryeministri Edi Rama është  entuziast dhe po pret një vendim pozitiv nga kjo mbledhje.

“Dhjetor ‘90 në  fillimrrugën për Shqipërinë  si gjithë  Europa në  qytetin Studenti. Sot në  pritje të  statusit kandidat”, shkruan Rama në  Twitter.

Pas mbështetjes nga Franca për pro janë  edhe Hollanda, Spanja dhe Lituania.

Ministri i jashtëm lituanez u shpreh pozitiv për dhënien e statusit Shqipërisë .

Deputetja hollandeze Marit Maij thotë se vendi saj do t’i japë “po” statusit për Shqipërinë, gjithashtu kreu i diplomacisë spanjolle konfirmoi mundësinë e një “po”-je.

Vendimi për statusin duhet të  jetë  unanim sepse penalizohet edhe për një votë kundër.

\Shkëndije Çurri\

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here