Sot raporti për progresin mes Serbisë dhe Kosovës

Sot raporti për progresin mes Serbisë dhe Kosovës

  Shefat e diplomacive të BE do të raportojnë sot në takimin ministror në Luksemburg,për progresin e arritur mes Serbisë dhe Kosovës. ”Do të raportojnë  për progresin e arritur mes Serbisë dhe Kosovës”, u shpreh dje Ashton për mediat duke rikujtuar se javën e kaluar është takuar me kryeministrat e Serbisë dhe Kosovës, Ivica Daciqi

 

Shefat e diplomacive të BE do të raportojnë sot në takimin ministror në Luksemburg,për progresin e arritur mes Serbisë dhe Kosovës.

”Do të raportojnë  për progresin e arritur mes Serbisë dhe Kosovës”, u shpreh dje Ashton për mediat duke rikujtuar se javën e kaluar është takuar me kryeministrat e Serbisë dhe Kosovës, Ivica Daciqi dhe Hashim Thaçi.
Shefja e diplomacisë evropiane, Catherine Ashton, e cila është njëkohësisht edhe ndërmjetësja e dialogut në mes të Kosovës e Serbisë, e ka quajtur mahnitës progresin e bërë nga Prishtina dhe Beogradi. Duke cilësuar se ishte privilegj që të punojë me dy kryeministrat, Ashton tërheq vëmendjen se ata të dy kanë edhe shumë punë për të bërë në procesin e normalizimit të raporteve.

Këshilli i Ministrave të Bashkimit Evropian pritet që sot të japë dritën jeshile nisjes së negociatave të Stabilizim Asociimit mes Prishtinën dhe Brukselit.
Edhe Serbia pret nga Këshilli Evropian vendimin për nisjen e negociatave të anëtarësimit në mes të Beogradit dhe Brukselit.

Për vendimin formal, Serbia duhet të pret të premten e ardhshme sepse kjo çështje do jetë pjesë e debatit edhe në samit pasi që Gjermania mbetet shteti i cili heziton që Serbisë t’i mundësohe nisjat e negociatave të anëtarësimit.

 

/ Elta Liksenaj /

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar