Sot raporti për Kosovë-Serbi, Ashton: Të nisin negociatat për Serbinë në BE

 Catherine Ashton bën thirrje për nisjen e negociatave me Serbinë për anëtarësimin në BE. Gjatë një fjalimi të mbajtur para mbledhjes së sotme të Këshillit të Ministrave, Shefja për Politikë të Jashtme e Bashkimit Evropian cilësoi si mbresëlënës zhvillimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi. Ashton do të paraqesë sot para Këshillit të Ministrave raportin për zbatimin e Marrëveshjes së Brukselit midis Kosovës dhe Serbisë. Në dokument ajo përshkruan në detaje arritjet e deritanishme në të gjitha fushat, duke filluar nga zgjedhjet lokale deri te Policia dhe Menaxhimi i Integruat të Kufirit (IBM). Agjencia serbe e lajmeve Tanjug shkruan se, sot në mbledhje zyrtarja europiane do të deklarojë se, Serbia i ka përmbushur të gjitha detyrat për të filluar negociatat për integrim. “Serbia i ka përmbushur të gjitha obligimet themelore, pasi që ka pranuar një Gjykatë Themelore dhe një Prokurori Themelore për rajonin e Mitrovicës”, thuhet në fjalimin paraprak të Ashton-it. Ndërsa pritet që të kërkohet më shumë nga Kosova në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit si dhe për reformën zgjedhore. Këshilli i Ministrave hap sot negociatat për Marrëveshjen e Stabilizim Asociimit me Kosovën dhe diskuton për procesin e zgjerimit me të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor.   /Romina Qama/]]>

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar