Sot kërcehet Samba

Nis sot edicioni  i 20-të i Kampionatit Botëror i cili do të vazhdojë nga 12 qershori deri më 13 korrik. Gjithë sportdashësit do të mahniten nga duelet e titanëve më të mëdhenjë të futbollit. Plot 32 skuadra do të përplasin” brirët” për të arritur në finalen e “Maracana”, ku vetëm njëra do të ngrej lartë Kupën

Nis sot edicioni  i 20-të i Kampionatit Botëror i cili do të vazhdojë nga 12 qershori deri më 13 korrik. Gjithë sportdashësit do të mahniten nga duelet e titanëve më të mëdhenjë të futbollit.

Plot 32 skuadra do të përplasin” brirët” për të arritur në finalen e “Maracana”, ku vetëm njëra do të ngrej lartë Kupën e Botës.

Yjet e futbollit botëror  do të na dhurojnë spektakël  dhe “magjin” e tyre me topin për një muaj të tërë. Në “Sao Paolo” do të zhvillohet ceremonia hapëse e këtij turneu, mes Brazilit dhe Kroacisë, që do të çelin edicionin e 20-të të Kampionatit Botëror.

Brazili do të provojë të fitojë titullin. I cili do të ishte i gjashti  apo siç i thonë brazilianët , hexa.

Pas 64 vjetësh , fantazmat e 1950 të Uruguajit do të ngelen pas, pasi Brazili është i gatshëm t’i sfidojë ato në fushën e lojës.

Selesao cilësohet nga të gjithë si kombëtarja favorite për fitimin e Botërorit. Rrugëtimi i Brazilit nis me Kroacinë. Kroacia arritjen e saj më të madhe në botëror e ka regjistruar në Francë 1998, teksa eleminohej në gjysmëfinale nga “gjelat “e Francës. Atëherë ishte një tjetër skuadër, sot historia pritet të rishkruhet.

Në orën 22:00 do të luhet topi i parë dhe bashkë me të ëndrrat do të marrin krahë. Sot do të shkruhet një faqe e re për futbollin botëror.

/ Ermand Vrapi/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar