Sot hapet kalimi kufitar Xhepçisht-Trebisht

Sot hapet kalimi kufitar Xhepçisht-Trebisht

Xhepçisht -Trebisht është kalimi më i ri kufitar mes Maqedonisë dhe Shqipërisë, i cili fillon të funksionojë që nga dita e sotme. Kjo pikë kufitare hapet në pajtim me marrëveshjen e nëntorit të vitit të kaluar nënshkruar midis Qeverisë së Republikës së Maqedonisë dhe të Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë. Kalimi kufitar Xhepçisht-Trebisht,

Xhepçisht -Trebisht është kalimi më i ri kufitar mes Maqedonisë dhe Shqipërisë, i cili fillon të funksionojë që nga dita e sotme.

Kjo pikë kufitare hapet në pajtim me marrëveshjen e nëntorit të vitit të kaluar nënshkruar midis Qeverisë së Republikës së Maqedonisë dhe të Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë.

Kalimi kufitar Xhepçisht-Trebisht, i cili do të punojë çdo ditë nga ora 08:00-20:00, është i destinuar për banorët e zonës kufitare.

Deri tani ky kalim kufitar mund të kalohej vetëm në këmbë sepse nuk lejohej kalimi i automjeteve motorike. Ministria e Brendshme e Republikës së Shqipërisë njofton se nga dita e sotme Xhepçisht-Trebisht do të jetë i kalueshëm edhe për automjetet.

 /Romina Qama/

 

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar