Sot Gjermani – Portugali, Klose vs Ronaldo

Sot nuk përballen vetëm Portugalia me Gjermaninë, por edhe Cristiano Ronaldo me Miroslav Klose. Në ndeshjen e quajtur si finale e parakohshme, Gjermania shihet si favorite me 5 fitore në përballjet mes dy skuadrave, kundrejt vetëm një fitoreje të portugezëve. Portugezët i kanë sytë nga Ronaldo për një fitore të shumëpritur ndërsa gjermanët duan titullin

Sot nuk përballen vetëm Portugalia me Gjermaninë, por edhe Cristiano Ronaldo me Miroslav Klose. Në ndeshjen e quajtur si finale e parakohshme, Gjermania shihet si favorite me 5 fitore në përballjet mes dy skuadrave, kundrejt vetëm një fitoreje të portugezëve.

Portugezët i kanë sytë nga Ronaldo për një fitore të shumëpritur ndërsa gjermanët duan titullin e katërt. Nga ana tjetër ndeshja është e rëndësishme për vetë lojtarët gjithashtu, pasi Ronaldo kërkon suksesin e munguar në Botëror, ndërsa Klose dëshiron të hyjë në histori.

Ronaldo e Klose janë që të dy golashënuesit më të mirë të Portugalisë e Gjermanisë, perkatësisht me 49 dhe 69 gola. Përveç kësaj Klose është pranë hyrjes në histori, si golashënuesi më i mirë i Botëroreve, pasi atij i duhen edhe 2 gola, për të kaluar brazilianin Ronaldo, që mban rekordin me 15 gola.

Trajneri i Portugalisë, Paulo Bento, mbetet i shqetësuar për formën e më të mirit të skuadrës së tij, megjithëse mjekët kanë deklaruar me bindje se Ronaldo do të luajë sot. Vetë ylli i Realit të Madridit dekalroi se ndodhet 100% në formë dhe gati për t’u përballur me gjermanët.

Nga ana tjetër Gjermanisë së Joackim Low do t’i mungojë sot Marko Reus, ndërsa pjesa tjetër e skuadrës është në gjendje të mirë fizike.

Gjermania ka 24 vjet që nuk e ka fituar Kupën e Botës. Për herë të fundit ata triumfuan në vitin 1990 dhe ky duket sezoni i duhur për të fituar trofeun e katërt në histori. Por gjithçka mbetet të shihet në ditët në vijim.

/Romina Qama/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar