Sot Belgjikë-Algjeri, pritet debutimi i Januzajt (Formacionet)

0

Sot luan Belgjika kundër Algjerisë dhe shqiptarët presin të shohin një tjetër bashkëatdhetar në Botëror. Në orën 18:00 do të zbresë në fushë Adnan Januzaj që nëse aktivizohet do të mund të bëjë debutimin e tij në Botëror.

Shoku i tij i skuadrës Romelu Lukaku tha se ka besim në aftësitë e Januzajt dhe se pret që ai të shkëlqejë edhe në “Brazil 2014”.

“Ai është i jashtëzakonshëm. Kam luajtur me të në akademinë e Anderlecht, kështu që, e njoh shumë mirë. Shpresoj që ai të na japë diçka ndryshe. Ai ka shkëlqyer në Manchester United, kështu që, përse të mos e bëjë këtë edhe në Botëror?”-u shpreh Romelu Lukaku.

Belgjika është ndër favoritet e Grupit H bashkë me Rusinë dhe mendohet si surprizë e mundshme e këtij kampionati.

Paraprakisht pritet që trajneri Marc Wilmots të lërë në stol dyshen e Manchester United-it Januzaj-Fellaini. Ndërsa në sulm do të luajnë Hazard-De Bryne dhe Lukaku.

Sfida e parë për Grupin H do të mbyllet në orën 00:00 me përballjen Rusi-Korea e Jugut.

algj  bel

Belgjika (4-2-3-1)                              Algjeria (4-2-3-1)

 

/Romina Qama/

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here