Sot luan Belgjika kundër Algjerisë dhe shqiptarët presin të shohin një tjetër bashkëatdhetar në Botëror. Në orën 18:00 do të zbresë në fushë Adnan Januzaj që nëse aktivizohet do të mund të bëjë debutimin e tij në Botëror. Shoku i tij i skuadrës Romelu Lukaku tha se ka besim në aftësitë e Januzajt dhe se
Sot luan Belgjika kundër Algjerisë dhe shqiptarët presin të shohin një tjetër bashkëatdhetar në Botëror. Në orën 18:00 do të zbresë në fushë Adnan Januzaj që nëse aktivizohet do të mund të bëjë debutimin e tij në Botëror.
Shoku i tij i skuadrës Romelu Lukaku tha se ka besim në aftësitë e Januzajt dhe se pret që ai të shkëlqejë edhe në “Brazil 2014”.
“Ai është i jashtëzakonshëm. Kam luajtur me të në akademinë e Anderlecht, kështu që, e njoh shumë mirë. Shpresoj që ai të na japë diçka ndryshe. Ai ka shkëlqyer në Manchester United, kështu që, përse të mos e bëjë këtë edhe në Botëror?”-u shpreh Romelu Lukaku.
Belgjika është ndër favoritet e Grupit H bashkë me Rusinë dhe mendohet si surprizë e mundshme e këtij kampionati.
Paraprakisht pritet që trajneri Marc Wilmots të lërë në stol dyshen e Manchester United-it Januzaj-Fellaini. Ndërsa në sulm do të luajnë Hazard-De Bryne dhe Lukaku.
Sfida e parë për Grupin H do të mbyllet në orën 00:00 me përballjen Rusi-Korea e Jugut.
Belgjika (4-2-3-1) Algjeria (4-2-3-1)
/Romina Qama/
Lini Komentin tuaj
Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *