Sot 50 mijë maturant i nënshtrohen provimeve me zgjedhje

Sot 50 mijë maturant i nënshtrohen provimeve me zgjedhje

Sot zhvillohet provimi i fundit i Maturës,  ai i lëndëve me zgjedhje. Këtij provimi do ti nënshtrohen 50 mijë maturantë, ku për 3 orë maturantët do t’i nënshtrohen provimit për dy lëndët që ata kanë zgjedhur, ndërsa për shkollat prefesionale të rinjtë do t’i nënshtrohen lëndeve specifike. Në bazë të këtij provimi maturantëve do t’iu

Sot zhvillohet provimi i fundit i Maturës,  ai i lëndëve me zgjedhje. Këtij provimi do ti nënshtrohen 50 mijë maturantë, ku për 3 orë maturantët do t’i nënshtrohen provimit për dy lëndët që ata kanë zgjedhur, ndërsa për shkollat prefesionale të rinjtë do t’i nënshtrohen lëndeve specifike. Në bazë të këtij provimi maturantëve do t’iu jepet mundësia që të vazhdojnë arsimin e lartë.

Sipas rregullores së Maturës Shtetërore, testi për secilin nga provimet me zgjedhje të përmbaje 20 pyetje, nga të cilat, 10 pyetje të jenë me përgjigje alternative, që vlerësohen me një pikë secila (10 pikë gjithsej) dhe 10 pyetje me zhvillim, të cilat vlerësohen me 30 pikë. Të dyja provimet e detyruara do të zgjasin 2 orë e 30 minuta secila. Provimet me zgjedhje zgjasin 3 orë. Maturantët do të kenë në dispozicion nga 1 orë e 30 minuta për të zgjidhur pyetjet për secilën lëndë. Ata do ta zhvillojnë provimin në mjedise të veçanta. Edhe këtë vit maturantëve mbetës u jepet e drejta t’i rijapin provimet në sesionin e dytë.

Në udhëzimin e MASH-it thuhet se: “Maturantët mbetës në provimet e Maturës kanë të drejtën e riprovimit në sesionin e dytë”. Ndërkaq, në provimet me zgjedhje do të përfshihen edhe kandidatët e viteve të kaluara.

REZULTATET
Ditën e diel do të dalin rezultatet e provimit të Matematikës për 46 mijë maturantë që iu nënshtruan këtij në datë 14 qershor ka bërë të ditur  Ministria e Arsimit

Sipas të dhënave nga Agjencia Kombëtare e Provimeve, pikët që janë kapur më shpesh nga maturantët variojnë nga 22-23 pikë nga 50 pikë që ishin në total. Numri i mbetësve në Matematikë pritet të jetë në nivelin e 3%, pra rreth 1500-1700 maturantë rrezikojnë të mos kapin pragun minimal të pikëve.ë

/Enkeleda Cami/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar