Sony me një risi të re, Xperia Z

Sony me një risi të re, Xperia Z

Vetëm një vit pas lançimit të “Xperia S”, kompania Sony ka arritur tashmë fundin e alfabetit me “anijen” e saj për vitin 2013, me smartphonin e fundit “Xperia Z”. Kompania Sony do të detyrohet që me risitë që do të sjell në vazhdim të fillojë përsëri albetin nga A-ja me shkronja dyshe. Pajisja inteligjente këtë

Vetëm një vit pas lançimit të “Xperia S”, kompania Sony ka arritur tashmë fundin e alfabetit me “anijen” e saj për vitin 2013, me smartphonin e fundit “Xperia Z”. Kompania Sony do të detyrohet që me risitë që do të sjell në vazhdim të fillojë përsëri albetin nga A-ja me shkronja dyshe.

Pajisja inteligjente këtë javë është në shtije në Shtetet e Bashkuara si dhe në dispozicion online për klientët e tjerë që janë të interesuar. “Xperia Z” është i pajtueshëm me HSPA. Një telefon Premium, i cili do të shitet për 629.99 $.

Kjo pajisje është në dispozicion në ngjyrë të zezë, të bardhë, ose vjollcë. Ajo përdor një ekran 5 inç me rezolucion të plotë HD. Një gjë është e sigurt: Sony nuk është e kënaqur me të qenit një, dhe të konkurroi në garën e smartphonëve Android. Nga  kompania Sony, Xperia Z  është përpjekja e saj e guximshme për të rrëmbyer publikun me veçantitë e saj dhe të vazhdojë akoma me sukses.

Në brendësi telefoni ka një procesor 1.5 GHz Snapdragon S4 quad core. Telefoni përdor sistemin operativ Android 4.1 dhe përmban RAM 2GB. Magazinimi i brendshëm është 16 GB dhe kamera në anën e pasme të telefonit ofron kualitet 13 megapiksel. Sony gjithashtu në kamerën e pasme ka montuar një sensor të lëvizshëm Exmor RS.

 /Altin Tufa/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar