Sonte finalja e madhe, Reali përballë Atletikos

0

Finalja e Ligës së Kampionëve vendos përballë njëra-tjetrës për herë të parë në histori dy skuadra të një qyteti, Realin dhe Atletikon e Madridit.

Reali kërkon ta marrë për herë të dhjetë këtë trofe, ndërkohë, Atletiko që po kalon një sezon të shkëlqyer kërkon titullin e parë si kampione e Evropës.

Reali është bllokuar tek titulli i nëntë që prej vitit 2002, kur fitonte përballë gjermanëve të Bajer Leverkusenit me një gol të shënuar nga legjenda Zinedin Zidane.

Objektiva të qartë ka edhe Atletiko e Madridit, e cila këtë vit mposhti konkurrencën e Barcelonës dhe Realit duke u shpallur kampione e Spanjës. Në vitin 2012 ky ekip pati fituar Ligën e Evropës dhe Super Kupën e Evropës, ndërkohë që sezonin e kaluar fitoi Kupën e Mbretit në Spanjë.

Falë sukseseve dhe performancës së viteve të fundit, Atletiko e Madridit po pozicionohet ndër skuadrat më të mira në Evropë.

Finalja e sotme do të luhet në Lisbonë dhe do të nisë në orën 20:45. Kjo ndeshje do të transmetohet direkt nga TV Klan dhe paketa “Super Sport”.

Formacionet e mundshme:

Reali i Madridit: Casillas – Marcelo, Varane (ose Pepe), Ramos, Carvajal – Modric, Illaramendi, Di Maria – Bale, Benzema, Ronaldo

Trajner: Carlo Ancelotti

Atletiko e Madridit: Courtois – Juanfran, Miranda, Godin, Filipe Luis – Koke, Tiago, Gabi, Raul Garcia – Villa, Costa

Trajner: Diego Simeone

/Objektiv.al/

 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here