Finalja e Ligës së Kampionëve vendos përballë njëra-tjetrës për herë të parë në histori dy skuadra të një qyteti, Realin dhe Atletikon e Madridit. Reali kërkon ta marrë për herë të dhjetë këtë trofe, ndërkohë, Atletiko që po kalon një sezon të shkëlqyer kërkon titullin e parë si kampione e Evropës. Reali është bllokuar tek
Finalja e Ligës së Kampionëve vendos përballë njëra-tjetrës për herë të parë në histori dy skuadra të një qyteti, Realin dhe Atletikon e Madridit.
Reali kërkon ta marrë për herë të dhjetë këtë trofe, ndërkohë, Atletiko që po kalon një sezon të shkëlqyer kërkon titullin e parë si kampione e Evropës.
Reali është bllokuar tek titulli i nëntë që prej vitit 2002, kur fitonte përballë gjermanëve të Bajer Leverkusenit me një gol të shënuar nga legjenda Zinedin Zidane.
Objektiva të qartë ka edhe Atletiko e Madridit, e cila këtë vit mposhti konkurrencën e Barcelonës dhe Realit duke u shpallur kampione e Spanjës. Në vitin 2012 ky ekip pati fituar Ligën e Evropës dhe Super Kupën e Evropës, ndërkohë që sezonin e kaluar fitoi Kupën e Mbretit në Spanjë.
Falë sukseseve dhe performancës së viteve të fundit, Atletiko e Madridit po pozicionohet ndër skuadrat më të mira në Evropë.
Finalja e sotme do të luhet në Lisbonë dhe do të nisë në orën 20:45. Kjo ndeshje do të transmetohet direkt nga TV Klan dhe paketa “Super Sport”.
Formacionet e mundshme:
Reali i Madridit: Casillas – Marcelo, Varane (ose Pepe), Ramos, Carvajal – Modric, Illaramendi, Di Maria – Bale, Benzema, Ronaldo
Trajner: Carlo Ancelotti
Atletiko e Madridit: Courtois – Juanfran, Miranda, Godin, Filipe Luis – Koke, Tiago, Gabi, Raul Garcia – Villa, Costa
Trajner: Diego Simeone
/Objektiv.al/
Lini Komentin tuaj
Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *