Sonte finalja e Ligës së Europës, Benfika-Çelsi

Sonte finalja e Ligës së Europës, Benfika-Çelsi

Emocionet e kompeticioneve evropiane rikthehen sërish për të gjithë futbolldashësit. Sot luhet finalja e Ligës së Evropës, ku përballë njëra-tjetrës janë Benfika dhe Çelsi. Londinezët vijnë të karikuar në këtë ndeshje për të përmbyllur sezonin në mënyrën më të mirë. Fituesit e Ligës së Kampioneve për sezonin 2011-2012 patën një paraqitje zhgënjyese gjatë fazës në

Emocionet e kompeticioneve evropiane rikthehen sërish për të gjithë futbolldashësit. Sot luhet finalja e Ligës së Evropës, ku përballë njëra-tjetrës janë Benfika dhe Çelsi.

Londinezët vijnë të karikuar në këtë ndeshje për të përmbyllur sezonin në mënyrën më të mirë. Fituesit e Ligës së Kampioneve për sezonin 2011-2012 patën një paraqitje zhgënjyese gjatë fazës në grupe të këtij kompeticioni për këtë vit, ku nuk arritën të siguronin një vend mes 16 më të mirave të Evropës dhe më pas kaluan në kompeticionin e dytë për nga rëndësia.

Fitorja e kupës do t’i jepte fund polemikave dhe kritikave ndaj teknikut Benitez që nuk dëshiron surpriza në këtë ndeshje. Çelsi arriti të sigurojë finalen pasi eliminoi në gjysmëfinale Bazelin.

Benfika gjithashtu zbret në fushë me qëllimin e vetëm fitoren. Portugezet eliminuan në gjysmëfinale turqit e Fenerbahçes.

Ndeshja luhet sonte në orën 20:45 në “Amsterdam Area”. Në territorin shqiptar ky takim transmetohet nga “Vizion +” dhe platforma digjitale “Tring TV”. Ndërkohë, më 25 maj luhet finalja e madhe e Ligës së Kampionëve, Bajern i Mynihut – Borusia e Dortmundit.

/Blerand Ismaili/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar