Sondazhi: Zgjedhjet në Kosovë i fiton PDK

Sondazhi: Zgjedhjet në Kosovë i fiton PDK

Nëse zgjedhjet e përgjithshme në Kosovë do të mbaheshin sot, drejtimin e qeverisë do ta merrte Partia Demokratike e Kosovës. Kështu rezulton nga sondazhi i bërë nga Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë (QKSS), e cila ka publikuar të dhënat e nxjerra nga anketa e zhvilluar së fundmi. Nga sondazhi rezulton se Partia Demokratike e Kosovës kryeson listën

Nëse zgjedhjet e përgjithshme në Kosovë do të mbaheshin sot, drejtimin e qeverisë do ta merrte Partia Demokratike e Kosovës. Kështu rezulton nga sondazhi i bërë nga Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë (QKSS), e cila ka publikuar të dhënat e nxjerra nga anketa e zhvilluar së fundmi.

Nga sondazhi rezulton se Partia Demokratike e Kosovës kryeson listën me 31 % të votave, e ndjekur nga Lidhja Demokratike e Kosovës me 26 %, Lëvizja Vetëvendosje me 20 %, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës me 14 % dhe Aleanca për Kosovën e Re me 2 %.

Në anketën e realizuar nga QKSS, qytetarët i janë përgjigjur pyetjes së hapur: “Nëse zgjedhjet e Kosovës do te mbaheshin sot, për cilën parti politike do të votonit?”

Rezultatet e nxjerra nga kjo ankete janë të përafërta me ato të publikuara më 26 mars nga gazeta “Express”, e cila ka zhvilluar një sondazh ndërkombëtar, sipas të cilit PDK kryeson, e pasuar nga LDK, Vetëvendosje, AAK dhe AKR.

/Romina Qama/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar